Komisioni I Posaçëm Parlamentar ka zhvilluar në Shkodër një takim të hapur me studentë, ekspertë dhe anëtarë të shoqërisë civile forumin e dialogut qytetar “Funksionet e Kuvendit, llogaridhënia, efektiviteti dhe transparenca e tij”. Të rëndësishëm I cilësoi këtë takim, rektori Tonin Gjuraj ndërsa tha se fakulteti juridik ofron pedagogë të specializuar në këtë fushë.

Klotilda Bushka, anëtare e komisionit të posaçëm tha se ka kryer rreth 90% e punës studimore.

Bushka foli edhe për tërheqjen e fondeve të Shteteve të Bashkuara, pas urdhërit të Trump.

Nga ky takim synohet konsultimi I gjetjeve të komisioni të posaçëm parlamentar me ekspertë të fushës dhe shoqërinë civile për të përmirësuar shërbimet dhe transparencën e Kuvendit të Shqipërisë.

Artikulli paraprakHETIMET, 25-VJEÇARI DYSHOHET TË JETË VETËVRARË
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA NË GJYSMËFINALE