Verdiktin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 nëse janë të ligjshme apo jo do t’a vendos komisioni i Venecias. Gjykata Kushtetuese pezulloi padinë e bërë në lidhje me vlefshmërinë e këtyrë zgjedhjeve duke j’u drejtuar komisionit të Venecias për të dhënë një opinion në lidhje me këtë çështje.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi thekson se ka besim tek drejtësia dhe se do të kthehet në jetë pluralizmi politik në nivel vendorë.

Avokati Jordan Daci shprehet i bindur se kërkesa jonë është krejt e qartë ndaj mendojmë se vendimi do të jetë në favor të kërkesës që ne kemi bërë.

Palët paditëse si dhe të paditurit do të kenë mundësi që deri më 25 qershorë të formulojnë nga një pytje të cilën do të duhet t’ua drejtojnë anëtarëve të komisionit të Venecias.