Komisioni i ngritur nga këshilli bashkiak i Shkodrës për të bërë propozimet për përmirësimin e marrëveshjes mes bashkisë Shkodër dhe federatës shqiptare të futbollit për stadiumin “Loro Boriçi” me shumë mundësi do të kërkojë që kohëzgjatja e kësaj kontrate të jetë shumë më pak se 20 vite, çka do të thotë se edhe mund të kërkohet që të jetë e përgjysmuar, gjë të cilën e pohon edhe një prej anëtareve të komisionit, Senida Mesi.

Gjithsesi do vijojnë diskutimet dhe kërkesat e këtij komisioni do jenë pjesë e negocimit të bashkisë Shkodër me FSHF-në. Mesi iu përgjigj edhe anëtarit të komitetit ekzekutiv Arben Dervishi duke thënë se është e drejtë e këshillit bashkiak të Shkodrës që të vendosë për pronat siç është stadiumi “Loro Boriçi”. Kjo është mbledhja e dytë e komisionit për marrëeshjen e stadiumit dhe në vijimit pritet të ketë edhe një mbledhje tjetër për të arritur në propozimet përfundimtare që më pas do të negociohen me federatën.