Komisioni i ngritur nga këshilli bashkiak i Shkodrës për marrëveshjen e stadiumit “Loro Boriçi” me federatën shqiptare të futbollit ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë. Gjatë këtij takimi që ka zgjatur për dy orë kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët të cilët kanë diskutuar mbi të gjitha opsionet e mundshme se si mund të përmirësohet kontrata me federatën.

Shumë shpejt ky komision do të dalë edhe më një draft përfundimtar për marrëveshjen për stadiumin nga ku do të paraqitet në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak. Në mbledhjen e parë që u zhvillua është diskutuar mbi kohëzgjatjen e kontratës nëse duhet të jetë për 20 vite apo jo, për kushtet e mirëmbajtjes të stadiumit dhe përllogaritjen e të ardhurave. Në mbledhjen e radhës ekonomistët e këtij komisioni do përgatisin anën ekonomike të marrëveshjes ndërsa juristët anën juridike për të dalë me draftin përfundimtar.

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, DOSJE VOLUMINOZE PËR 10-ISH KOMUNAT
Artikulli tjetërQEVERIA HAP DRITËN JESHILE PËR LEJE E NDËRTIMIT DERI NË 6 KATE