Komisioni i ngritur nga këshilli bashkiak për marrëveshjen e stadiumit “Loro Boriçi” me federatës shqiptare të futbollit dhe bashkisë Shkodër unanimisht ka dalë me një drat përfundimtar propozimesh duke i dhënë fund takimeve të tyre. Një prej pikave më të diskutuara, kohëzgjatja 20 vjeçare e kërkuar nga FSHF për komisionin është e gjatë ndaj është kërkuar që të jetë më pak.

Edhe pse nuk deklarohet mendohet se është kërkuar për 15 vite. Po ashtu do të kërkohet edhe një afat i përfundimit të punimeve për stadiumin e Shkodrës dhe nëse nuk përfundon në afatin e caktuar atëherë komisioni ka propozuar në marrëveshje që të ketë sanksione ligjore. Propozimet e komisionit për përmirësimin e marrëveshjes së stadiumit “Loro Boriçi” duhet parë tashmë nëse mund të pranohen nga FSHF e cila të paktën për kohëzgjatjen e kontratës sipas burimeve nuk do të tolerojë duke qëndruar tek afati 20 vjeçar.