Asnjë shifër nuk është dhënë nga Komiteti anti-trafik i qarkut Shkodër në lidhje me punën që lidhet drejtpërdrejtë me këtë institucion.

Sapo u krijua ky komitetit në fillim janë dhënë shifra duke treguar për situatën e rëndë. Kësaj here interesimit të mediave për të patur shifra nuk i është përgjigjur asnjë prej instancave që formojnë Komitetin Anti-Trafik për të parë se cila është gjendja reale. Ajo që dyshohet me këtë bllokim për shifrat që mund të jenë qoftë të trafikimit të qënieve njerëzore apo edhe shfrytëzimit të të miturve për punë bën që të mendosh se situata mund të jetë përkeqësuar dhe se gjendja reale kërkohet të fshihet. Është viti i vetëm që komiteti anti-trafik ka zhvilluar vetëm një aktivitet me praninë e mediave, edhe ky në fund të muajit me një ekspozitë nxënësish ndërkohë që problematika është shumë më e madha se sa një ekspozitë që është vetëm për të kaluar radhë. Nga komunikatat e policisë vendore të Shkodrës rastet që raportohen për dhunën ndaj të miturve dhe shfrytëzimin e tyre për punë janë prezente në çdo javë pothuajse. Kjo fshehje e komitetit anti-trafik tregon për mungesën e efektivitetit, punën jo profesionale dhe dështimin që nga momenti i ngritjes si strukturë. Fëmijët që shfrytëzohen, dhunohen apo edhe trafikohen janë gjithnjë prezente në Shkodër përveç atyre që nuk duan siç mund të jetë komiteti provincial i anti-trafikimit në qarkun Shkodër.

Artikulli paraprakPARTNERITETI I ARSIMIT PROFESIONAL ME INSTITUCIONET
Artikulli tjetërANTI-TRAFIKIMI I QËNIEVE NJERËZORE, EKSPOZITË