Komiteti Teknik i ekspertëve për COVID-19 flet për situatën e pandemisë për dy javët e fundit 23 dhjetor-5 janar.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli bëri me dije se do të vijë ora policore pas orës 22:00 dhe kufizimet e tjera.

“Mendohet se kjo situatë e qëndruehsme është pasojë e masave të 2 javë të fundit, të vazhdojnë në fuqi ora policore pas orës 22:00, universiteti edhe 2 javë online dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe të mbeten të pezulluara deri në datën 18 janar”, tha ajo e cila bëri thirrje që të respektohen masat.