Sot është mbledhur Komitetit Teknik i Ekspertëve, dhe ka dalë në një konferëencë për mediat. Pritet të njoftohen vendime të reja për uljen e moshës së vaksinimit anti-COVID, që pritet të bëhet deri në 16-vjeç dhe për vaksinimin e fëmijëve +12 që kanë probleme me shëndetin.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme është diskutuar për detajet e marrjes së dozës së tretë, fillimin e aplikimit tek qytetarët si dhe kriteret e domosdoshme për t’u vaksinuar.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka dhënë edhe shifrat në lidhje me ecurinë e pandemisë COVID në vend, ku bëri thirrje që studentët të vaksinohen.

‘222 për 100 mijë banorë. Ka një rritje të rasteve aktive totale në këtë periudhë. Numri i bashkive të prekura është rritur. Raporti meshkuj femra mbetet sërish 48% dhe 52%. Mesatarja 2 javore e rasteve të rënda të shtruara në spitale, është 20. Raporti i numriT të fataliteteve është 1.6%.

Vijon procesi i vaksinimit, me rritjen e numrit të vaksinave të aplikuara. Totali 1.860 mijë vaksina në vend. Me një dozë 991 mijë me dy doza 868 mijë. Vaksinimi me të gjitha grupet e përcaktuara, u bëjmë thirrje studentëve që të vaksinohen.

Të mos harrojmë e rëndësishme është mbajtja dhe respektimi i masave. Problematikë është fakti që qytetarët nuk i drejtohen burimeve të informacionit.’- tha Fico.

Artikulli paraprakMINISTRI ÇUÇI: TË SHEMBEN EDHE NDËRTIMET E PALEGALIZUARA
Artikulli tjetërSHKODËR, KONFERENCË SHKENCORE NË 150 VJETORIN E FISHTËS