BANORËT E PREKUR NGA PËRMBYTJET: I PADREJTË VENDIMI I QEVERISË. Banorët e Nën-Shkodrës nuk e kanë të qartë vendimin e këshillit të ministrave për kompensimin e borxheve të energjisë elektrike me dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara në përmbytjet e viteve 2010-2011. Ky vendim që u bë publik nga ministri i energjitikës Damian Gjiknuri cilësohet i padrejtë.

Një tjetër banor i Dajçit thotë se kërkesa e tyre ka qenë që qeveria të japë dëmshpërmblimet për përmbytjet dhe më pas ata të bëjnë shlyerjen e detyrimeve për energjinë elektrike. Ky vendim i qeverisë i dalë në prag të zgjedhjeve vendore nuk mund të jetë i paqëllimshëm ndaj banorët e Nën-Shkodrës kanë edhe një mesazh. Nga ky rakordim i qeverisë janë identifikuar 2868 kontrata për të cilat do të kryhet proçedura e kompensimit me borxhin e akumuluar të energjisë elektrike. Vlera totale që do të kompensohet me shuarje detyrimi, sipas këtij vendimi arrin në 222 milion lekë të reja, shkëmbim i cili nuk u mirëprit nga banorët e Nën-Shkodrës.