Qeveria vendos me ne fund qe, pensionistët në fshat të përfshihen në skemën e pagesës për kompensimin e energjisë elektrike

, pas heqjes se fashës të konsumit prej 300 kwh në muaj. Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne Shkoder Violeta Staka ka bere te ditur vendimin qe tashme eshte botuar në Fletoren Zyrtare e qeverise dhe ku perfitues jane nje sere kategorish. Nga ana tjeter drejtoresha Staka tregon procedurat qe duhet te ndjekin pensionistet per perfitimin e ketij kompensimi. Për të përfituar, personat që u përkasin këtyre shtresave duhet të bëjnë një vetëdeklarim, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të marrin paratë. Marrja e përfitimit pa deklarim dhe kundrejt deklarimit të rremë përbën shkelje administrative, përkatësisht për dhënësin dhe për përfituesin e kompensimit.