Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona.Për tre ish-drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, janë ngritur akuzat për “Shpërdorim detyre”.Për të njëjtën akuzë do të përballen në gjykatë edhe dy ish-drejtuesit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj e Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka.I pandehur është marrë edhe ndërtuesi Pjetër Tuçi për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe dy inxhinierët e ndërtimit, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.Referuar dosjes së procedimit penal nr. 135 të vitit 2025, të hetuar nga prokurorja Iva Harka, është arritur të provohet se 9 personat kanë konsumuar elementë të veprave penale dhe tashmë do të jetë gjyqtari i seancës paraprake, Lirim Bulica, i cili do të vendosë për kalimin ose jo të kësaj çështjeje për gjykim.Nga hetimet e kryera rezulton se në zonën e Ranës së Hedhur është lejuar ndërtimi pa leje i një kompleksi dhe më pas ai është legalizuar në kundërshtim me ligjin.

Artikulli paraprakDRTK SHKODËR NIS RIPARIMIN E MONUMENTEVE
Artikulli tjetërADMINISTRATA E LEZHËS DHURON GJAK