Pas shtyerjes me 2 muaj nga afati i parashikuar rruga Bardhaj-Postribe mesa duket është drejt fundit.Ne një inspektim te bere gjate 2 ditëve te fundit, standardet e këtij aksi kane shkuar drejt plotësimit.Asfalti përfundimtar është shtruar përgjatë te gjithë karregjates ndërsa i mungon vetëm sinjalistika horizontale.

Ky investim i cili vlerësua ndër më të rëndësishmit për këtë zonë, duke ndikuar direkt në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit ,mendohet te përfundoje krejtësisht ne 31 janar 2016.Ne skadimin e afatit te fundit ne nëntor, inxhinieret e firmës kontraktuese rrëfenin se është ndryshuar paketa konstruktive e rrugës ne mënyre rrënjësore, duke informuar se ka pasur një sere problemesh qe kane çuar ne shtyerjen e afatit.Nje nder ta ka qene vonesa per arsye te shpronësimeve, projekti ne fillim ka parashikuar vetëm një shtrese asfalti dhe është dashur ndërhyrja e firmës per te akorduar dorën e dyte ndërsa një tjetër shkak i rendesishem ka qene , mungesa e fondeve nga ana e Autoritetit Rrugor.Firma deri ne muajin dhjetor ka punuar me fondet e saj me ane te kredive, ndërsa duhet pritur fundi i janarit per inaugurimin e këtij investimi madhor.Sidoqoftë Aksi është mjaft i rëndësishme për këto njësi vendore që tashmë janë pjesë e bashkisë së re Shkodër dhe vlera e investimit shkon ne 428 milion leke te reja.