Kompozitori Robert Radoja e ka të vështirë që t’i gjejë fjalët për ndarjen nga jeta të Avni Mulës. Mes lotësh, ai vë theksin se në jetën e tij Mula ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm.

“Shumë e vështirë për të gjetur fjalën e duhur sepse e kam pasur mësues, prind, shok, koleg, këshilltar dhe ndihmë gjithë jetën time, është shumë e vështirë të flasësh, të gjesh fjalën e duhur”, tha kompozitori Robert Radoja.