Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas takimit të sotëm me homologun e tij serb Vuçiç në Bruksel, duke thënë se takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv.

“Edhe më herët pata thënë se plani evropian është bazë solide për të ecur përpara”, u shpreh Kurti, ndërsa tha se fokusi i palëve do jetë në zbatimin e këtij plani.

Kurti deklaroi se do të ketë takime të nivelit të lartë nga mesi i muajit mars me ndërmjetësimin e bashkimit evropian. “Jemi në rrugë të mbarë, dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për fqinjësi të mirë”, ka deklaruar Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët.

Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

Artikulli paraprakBERISHA PARALAJMËRON TRAZIRA: DO PËRDORIM ÇDO MJET TË MOSBINDJES CIVILE PËR TË PËRMBYSUR REGJIMIN
Artikulli tjetërPAS BE-SË EDHE KANADAJA DO TË NDALOJË APLIKACIONIN TIKTOK PËR PUNONJËSIT E SAJ