Komunikimi i Javës – Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, i cili këtë të enjte u miratua në parim në Kuvend. Rama tha se miratimi i këtij buxheti është i rëndësishëm për vendin tonë.”600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të përfitojnë rimbursimin e medikamenteve shëndetësore nga shteti”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit javor në Facebook, duke ndarë me ndjekësit e tij risitë e buxhetit të shtetit për vitin 2016-ë. Reforma në shëndetësi, tha Rama, mbetet ende sfidë, ndërsa theksoi se për vitin e ardhshëm lista e qytetarëve që do përfitojnë rimbursimin e ilaçeve do të përfshijë 600 mijë të pasiguruar. “Për 2017-ën ne do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme për 600 mijë shqiptarë. Kush janë këta? Janë njerëzit e pasiguruar dhe që nuk rimbursohesnin, por do të rimbursohen tani plotësisht. 8 milionë çdo arkë, çdo vit që njerëzit në nevoje për ilacce dhe të pasiguruar nga pamundësia, nuk do t’i shpenzojmë më për ilaçe, por do t’i mbajnë në arkën e familjes së tyre për nevoja të tjera jetësore”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë foli edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve gjatë vitit të ardhshëm. 100 milionë dollarë, tha Rama, do të shkojnë në buxhetin e familjeve. “Buxheti i miratuar këtë javë është një arritje shumë e rëndësishme. Një nga treguesit më kuptimplotë është spostimi i 100 mln dollarë nga arka e shtetit në arkën e punonjësve të këtij shteti dhe te pensionistët. Në 8 vjet të qeverisë së vjhetër, u spostuan nga arka e shtetit përmes rritjes së rorgave dhe pensionvevem 124 mln dollarë, ndërsa ne në një vit spostojmë 100 mln dollarë. Ndërsa përmes uljes së taksës, kemi spostuar 440 milionë dollarë, ndërsashtuar edhe 140 mln dollarë në këot katër vjet, rritja e të rrogave për policinë e shtetit, janë afro gjysmë miliardë dollarë që nga duart e shtetit kalojnë në duart e qytetarëve në mandatin e parë qeverisës”, theksoi ai. Rama shtoi se qeverisë është dashur të shlyejë 720 mln dollarë të fshehura nga qeveria e kaluar. Sipas kreut të qeverisë, buxhetet e tre viteve shmangën greminën financiare për Shqiërinë. “Nga një ekonomi që luhatej nga zero në 1%, kemi një ekonomi që këtë vit do të rritet nga 3.3 në 3/5%. Deri tre vite më pas shqiptarët kishin në fyt lakun e taksës së padrejtësisë. Ajo taksë u thithte 19 milionë dollarë në muaj atyre që merrnin më pak. Menjëherë në atë bhuxhet dhe ccdo buxhet, ne filluam t’u kthejmë atyre 19 milionë dollarë në muaj. Nuk vetëm janë ato 580 milionë dollarë që në 4 vjet i takojnë arkës së familjes, janë edhe ato 46 mln dollarët që qeveria e vjetër përmes tatimit të dyfishtë dhe taksës së sheshtë ia merrte biznesit të vogël. Ne ia kemi hequr arkës së shtetit për t’ia kaluar arkës së familjeve që jetojnë me një biznes”, theksoi kryeministri. Rama: Me qeverinë jam unë më i pakënaquri Kryeministri theksoi gjatë “Komunikimit të Javës” se pavarësisht arritjeve të shënuara vitët e fundit, jo vetëm shqiptarët, por edhe ai vetë është i pakënaqur me punën e qeverisë. Rama tha se ka ende punë për t’u bërë që ndryshimi të prekë edhe fshatin apo familjen më të largët. “Dua ta ndaj me ju të vërtetën time se kur flas për arritje dhe rezultate nuk jam i kënaqur me veten apo qeverinë që drejtoj. Dhe nuk dua në asnjë mënyrë që dikush nga ju të mendojë se, po i them shiko çfarë pune të hatashme që kemi bërë, çohu në këmbë dhe brohorit. Aspak! Madje, përkundrazi, jam unë, njeriu më i pakënaqur ndër të gjithë ju dhe ju lutem ma besoni këtë sepse e di sesa shumë më tepër duhet bërë që Shqipëria dhe të gjithë ju të ndjeheni të çliruar nga pesha e rëndë e të shkuarës, në çdo drejtim, në çdo hap që hidhni sepse e di sesa shumë njerëz janë larg rrugës së ndryshimit rrënjësor që kemi nisur dhe po ndodh për ditë, por që do vite për t’u bërë ende i prekshëm për të gjithë deri në fshatin më të largët dhe deri në familjen më të largët”, tha ai.

Artikulli paraprak“HIMARA”, NË KRYE TË PIRAMIDËS SË DROGËS, SHQIPTARI ME EMRIN GENT
Artikulli tjetërVLLAZNIA -SKENDERBEU PERDUNDON 0-0.KORÇARET HUMBEN NJE PENALLTI