Komunikimi i Javës – Regjistrimi në Universitete, Rama: Opozita nuk dha asnjë propozim

Komunikimin e Javës kryeministri Rama këtë të dielë i dedikoi regjistrimit në universitete, që sipas tij ky proces nuk ishte i dështuar. Kreu i ekzekutivit u shpreh se opozita nuk dha asnjë propozim dhe nuk kishte asnjë ide qoftë edhe modest. Rama argumentoi se të gjitha akuzat e PD për regjistrimet ne Universitetet rezultuan të pavërteta, sepse shifrat dhe faktet treguan të kundërtën. Ai deklaroi se sistemi i ri nuk favorizoi universitetet private, ndërsa shifrat tha Rama tregojnë se 84% e studentëve me mesatare mbi 9 janë regjistruar në universitetet publike dhe 16% në privat. Deklarata e plotë në Komunikimin e Javës Rama: Ka përfunduar me sukses regjistrimi në Universitet me sistemin e ri elektronik në zbatim të reformës së arsimti të lartë. Edhe njëherë zhurma çoroditëse e kazanit të politikës mbrapsht dhe mediave që i shkojnë asaj pas avazit ka rezultuar një bllof i madh. Viktima të politikës së bllofit këtë herë ishin maturantë dhe prindër. Natyrshëm të shqetësuar nga një proces i ri që zbatohej për herë të parë, por edhe më të shqetësuar artificialisht të bllofit të propaganduar në mënyrë të shfrenuar kundër reformës edhe njëherë ata që duhet të bëjnë detyrën e lartë të opozitës ndaj qeverisë për llogari të interesave të nejrëzve e braktisën detyrën. E shpërdoruan brtalisht të vërtetën me gënjeshtra, pas gënjeshtrash, akuza pas akuzash dhe si për herë nuk belbëzuan dot asnjë ide të re, asnjë propozim, asnjë sugjerim, sado modest për të zgjidhur problemet që medemek sipas tyre pati procesi apo korrigjuar defektet që thanë se kishte medemek qeverisja e këtij procesi. Edhe njëherë është mbarsur mali, por në fund nuk ka pjellë dot asnjë mi, vetëm deklarata boshe, fjalime boshe, inkursione boshe, zero vërtetësi, zero alternativë, zero përgjegjshmëri. Sot pasqyra përfundimtare e regjistrimeve tregon edhe suksesin e procesit, por edhe deformimin e madh moral dhe politik të atyre që e kanë kthyer opozitën ndaj qeverisë foltore më foltore, portal më portal në një kazan që zien përdit broçkulla. Ata thanë se sistemi i ri i regjistrimeve do të dështonte, sistemi i ri rezultoi i suksesshëm. Ata thanë se maturantë me rezultate më të ulëta do të përfitonin në kurriz të maturantëve me rezultate më të larta, duke dalë përpara tyre, por kjo nuk ka rezultuar aspak e vërtetë në asnjë rast. Ata thanë se në vend të meritës do të vendoste ryshfeti, partia, por në të vërtetë sistemi i ri me funksionimin elektronik dhe transparent në sytë e maturantëve dhe prindërve që e ndoqën për herë të parë ecurinë e procesit në kohë reale fal kodit dixhital të çdo maturanti i kanë mbyllur të gjitha shtigjet 25 vjeçare të ndërhyrjes në sistem nga jashtë. As leku, as partia, as miku nuk ndërhynë dotë në proces. Këtë herë fatin e çdo aplikimi e kanë vendosur më në fund vetëm rezultatet e çdo maturanti aplikues. Ata thanë se sistemi i ri ishte ndërtuar për të favorizuar universitetet private në dëm të atyre publike, por në fakt për herë të parë në zbatim të reformës për arsimin e lartë, universitetet private iu nënshtruan të njëjtit proces regjistrimi si universitetet publike. Pavarësisht faktit që ato financohen privatisht, faktori lekë pati zero rol mbi regjistrimin e kryer me sistemin e unifikuar elektronik për të gjitha universitetet pa dallim sepse sistemi njifte universitete, jo universitetet private apo publike. Ata thanë se ky sistem do të mbushte universitetet private dhe do të zbraste universitet shtetërore, por shifrat përfundimtare thonë se 81% e maturantëve janë regjistruar në universitet publike dhe vetëm 19% në ato private dhe ky raport nuk ka qenë asnjëherë më në favor të universiteteve publike. Ata thanë se sistemi i ri do të ulte në minimum historike numrin e studentëve që do të hyjnë në universitetin publik, e vërteta është se numri i të regjistruarve në universitetet publik është 5% më i lartë se një vit më parë, ose 1014 studentë më shumë. Ndërkohë që numri i studentëve të regjistruarve në universitetet private është 27% më pak se vjet, ose 1587 studentë më pak. Ata thanë se sistemi i ri do të ulete cilësinë duke penguar më të mirët të shkojnë ku duan, por rezultatet e regjistrimit tregojnë se nga 291 programe që kemi në universitetet publike në 162 prej tyre cilësia e të regjistruarve cilësia është më e lartë se vitet e kaluara. Ata thanë se sistemi i ri i dënon studentët me mesatare të lartë dh i detyron të kërkojnë shpëtim tek private, por rezultati është grueshtues edhe për ketë ndaj këtyre alarmuesve fals. 84% e studentëve me mesatare mbi 9 janë regjistruar në universitetet publike dhe 16% në privat. I njëjti raport në favor të universiteteve publike ështe edhe për fashën mbi 7. Reforma në arsimin e lartë ka mundësuar fillimin e një kthese historike në funksion të konkurrencës dhe të meritës. Studentët e këtij viti të parë janë dallëndyshet që paralajmërojnë pranverën e arsimit të lartë në Shqipëri. Ka ende shumë për të bërë që pranvera të vijë e plotë në universitetet shqiptare. Më e shumta është ende për tu bërë, por edhe në arsimin e lartë si në cdo sektor është hedhur baza për të bërë shtet, një shtet serioz që garanton konkurrencën dhe promovon meritën përmes konkurrencës, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Artikulli paraprakMINISTRIA E EKONOMISE:KOMPANITE AJRORE ABUZOJNE ME ÇMIMET E BILETAVE
Artikulli tjetërDENONCON PERDHUNIMIN,VAJZA JETON NE GREQI,DY DJEMTE I KISHTE NJOHUR NE FB