
Magjia e Krishtlindjeve dhe atmosfera festive e dhjetorit u sollën përmes një koncerti të realizuar nga nxënësit e shkollës “Zemra e Krishtit”. Aktiviteti u zhvillua në Kishën Françeskane në Shkodër, ku morën pjesë prindër, mësues dhe besimtarë të shumtë.
Nxënësit interpretuan këngë festive, recitime dhe pjesë të ndryshme artistike me tematikë të Krishtlindjes, duke krijuar një klimë ngrohtësie dhe gëzimi. Organizatorët vlerësuan rëndësinë e këtyre aktiviteteve në edukimin artistik dhe shpirtëror të të rinjve, si edhe në nxitjen e talenteve të tyre.
Koncerti festiv u mbyll me urime për festa të gëzuara dhe një vit të ri të mbarë.


