
Muzikë nga Prenk Jakova por edhe pjesë qytetare shqiptare dhe nga kompozitorë të njohur erdhën të luajtura nga ansambli i flauteve i universitetit të arteve. Ky koncert u mbajt në hollin e teatrit “Migjeni”.
Pedagogia Rozana Kuka që udhëheq ansamblin e flauteve, njëkohësh pedagoge pranë universitetit të arteve u shpreh se ky koncert vjen në atmosferën e festave të fundvitit.
Një prej flautisteve të reja, Zyle Rexha thotë se për të rinjtë pjesë e këtij ansambli këto koncerte janë një mundësi e mirë për t’u afirmuar.
Pjesë e koncertit ishte edhe flautistja shkodrane Emona Kraja e cila 10 vite më parë ishte studente e pedagoges Rozana Kuka ndërsa tregon emocionet e rikthimit të saj në ansamblin e flauteve.
Ansambli i flauteve përveç muzikës shqiptare solli edhe pjesë nga kompozitorë të njohur botëror. Koncertet e këtij grupi artistik do të vijojnë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.


