Java e kulturës franceze në Shqipëri solli në Shkodër një koncert me një ndërthurje të disa gjinive muzikore me repertor të huaj dhe shqiptar. Ky aktivitet u zhvillua në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në kuadër të një bashkëpunimi mes universitetit të Shkodrës dhe universitetit Haute Alsace në Francë.

Është një kënaqësi për mua që të shpreh gjithë ato përshtypjet e vizitës, tashmë e treta herë në Shkodër. Pra është një konkretizim i një bashkëpunimi të gjatë tashmë që në vitin 2018. Natyrisht që kontaktet dhe bashkëpunimet e para janë me Ambasadën Franceze në Shqipëri, me universitetin e Shkodrës, me Aleancën Franceze në Shkodër dhe më pas normalisht kontaktet njerëzore. Ky bashkëpunim çoi në miqësinë mes kolegësh shumë të mirë, një ndër to edhe Dhurata Hoxha, pedagoge e gjuhës frënge, po kështu edhe shkëmbime eksperiencash dhe nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi mes universitetit të Shkodrës dhe universitetit Haute-Alsace (Ot Alxac) në Francë.

Një nga çështjet tona të para ka qenë se si të shkëmbejmë studentët dhe kemi arritur që falë një projekti të kemi shkëmbim të studentëve dhe tani një grup studentësh të frengjishtes ishin në universitetin tonë dhe tani ja ku jemi për herë të parë me studentë francez në universitetin e Shkodrës. Kemi zhvilluar një punë kërkimore por kemi punuar shumë edhe në kuadrin e të ashtëquajturës inxhinieria kulturore. Kemi ardhur dhe kemi sjellë një projekt kulturor gjithashtu sepse kemi shansin që të kemi në universitetin tonë edhe Pierre Thilloy i cili është një kompozitor i njohur në Francë dhe është pedagog i këtij universiteti. Ishte ai i pari që kishte idenë duke i përfshirë studentët, duke i vënë ato në rolin e profesionistëve të vërtetë”.

Kompozitori i njohur francez Pierre Thilloy, me famë botërore për projekte inovatore në art, tha se ky projekt i përbashkët me muzikë shqiptare dhe franceze ndërthur kulturat dhe bën që të njohim më mirë njëri-tjetrin.

“Kemi menduar si gjëja më e mirë që mund të paraqesim në Shqipëri, ndërtimi i një projekti të përbashkët i cili ndërthur kulturat në mënyrë që të njohim më mirë tjetrin. Kemi patur parasysh gjithashtu që të kemi synim edhe publikun të cilit i drejtohemi sepse nëse jemi në universitet dhe kemi gjenerata të ndryshme, ata të pedagogëve dhe të studentëve ndaj jemi munduar që të zgjedhim muzikë e cila është e gjeneratave të tyre respektive. Kemi punuar bashkarisht për të sjellë një bashkim dhe një ndërthurje të zhanreve të ndryshme muzikore në mënyre që të jetë një projekt i pëlqyeshëm për të gjtihë dhe paraqitja e parë, shfaqja e parë është sot në Shkodër”.

Koncerti i realizua në Shkodër solli artistë francez të rinj në moshë por fitues të disa çmimeve ndërsa mbështetet nga projekti Erasmus+ ndërmjet universitetit të Shkodrës dhe universitetit Haute-Alsace në Francë.

Artikulli paraprakSHKODËR, GODITEN 2 RASTE KULTIVIMI, ASGJËSOHEN 1 MIJË E 967 BIMË KANABISI
Artikulli tjetërBORIÇ I MADH, MBETURINAT SHQETËSIM SERIOZ PËR BANORËT