Stina e veres riktheu muziken klasike në Lezhë, përmes një koncerti me pjesë të zgjedhura nga bach, mozart, leclair dhe shostakovich.Protagonist ishin Artistet e shkolles Besëlidhja, Melisa Figuri e Fabio Markolaj në violine dhe Sonila Bushi ne piano, duke krijuar një atmosfere të veçantë për publikun në këto ditë të nxehta korriku.

Protagonistet e këtij koncerti thonë se angazhimet e tyre nuk mbarojne me shkollen, pasi publiku është gjithnjë në pritje të këtyre eventeve dhe kjo eshte ajo qe edhe ata duan.
Muzika klasike eshte bere pjese e aktiviteteve kulturore në Lezhe dhe per spektatoret e pranishem kjo eshte dicka e bukur dhe vazhdimisht jane ne pritje te koncerteve te tilla.

Muzika klasike eshte bere pjese e ritualit kulturore te Lezhes, falë hapjes së shkollës së muzikes 8 vite më parë e cila po nxjerr mjaft talente në këtë drejtim.

Artikulli paraprakZJARRVËNIET E QËLLIMSHME NË LEZHË
Artikulli tjetërVLLAZNIA NIS PËRGATITJET PËR KAMPIONATIN