
Është organizuar sot në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” koncerti që bëri bashkë muzikën dhe poezinë. Në këtë koncert interpretuan dy artistë të njohur të muzikës nga Durrësi, Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha të cilët sollën të ndërthurura në një harmoni të rrallë bukrinë e fjalës dhe melodisë. Nordana Hasa, organizatore e koncertit shprehet se përmes këtij koncerti përcjell edhe një mesazh për të rinjtë të cilët duan të bëhen pjesë e artit.
Ky koncert u bë edhe më i veçantë falë interpretimit të disa poezive nga studentja, Arina Gaci.
Koncerti i organizuar solli një ndërthurje të magjishme mes poezisë dhe muzikës për të gjithë artëdashësit.