Në pedonalen “Kolë Idromeno” është organizuar një concert me dy këngëtarët e njohur Venera Lumani dhe Lind Islami të cilët, me performancën e tyre krijuan një atmosferë të këndshmë në qendër të qytetit.
Të pranishëm ishin qytetarë shkodrane por edhe turistë të shumtë të cilët ndoqën nga afër koncertin e organizuar nga bashkia Shkodër. Ky nuk është koncerti I parë I organizuar këtë verë, pasi vazhdimisht janë zhvilluar aktivitete të tilla për kënaqësinë e pushuesve vendas dhe të huaj të cilët kanë vizituar në masë Shkodrën gjatë verës.
Ndërkohë, gjatë kësaj peridhe, në qytetin e Shkodrës po zhvillohen disa aktivitete kulturore të cilat kanë marrë vëmendjen e qytetarëve shkodranë dhe jo vetëm.