Festat e fundvitit kanë ardhur ndryshe për fëmijët e shtëpisë shkollore 6 -14 vjeç. Bashkia Shkodër në bashkëpunim me grupin e pianistëve të drejtuar nga Dorina Saraçi organizuan një koncert me pjesë të ndryshme muzikore të luajtura në piano ku e pranishme ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi bashkë me zyrën e shërbimit social.

Saraçi tha se është një aktivitet i menduar me kohë. Për aktivitete të tilla ka më shumë nevojë. Dhurata nuk u mbyll vetëm me koncertin sepse fëmijët e shtëpisë shkollore shpërndanë kartolinat e vitit të ri të përgatitura nga Bashkia Shkodër. Të tilla aktivitete janë kthyer në një traditë të bukur në Shkodër për t’ia bërë sa më të gëzueshme festat fëmijë jetim.

Artikulli paraprakVENDIMI I QEVERISË, MËSUESIT ME NJË PAGË SHPËRBLIM
Artikulli tjetërKOPLIKU KRITIKA RAMËS PËR RAPORTET NË PS-në E SHKODRËS