
Atmosfera e Festave të Nëntorit solli në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë fëmijët e Qendrës Kulturore, të cilët prezantuan pjesë artistike që identifikuan jo vetëm ngjyrat, por edhe vlerat kombëtare.
Kënga dhe vallja e interpretuar nga fëmijët lezhjanë u pritën me duartrokitje nga publiku, ndërsa për drejtuesit e Bashkisë, Prefekturës dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit, ky është një moment festiv dhe një domosdoshmëri për të trashëguar brez pas brezi vlerat më të mira të ngjarjeve historike.
Drejtoresha e Qendres Kulturore te Femijeve në Lezhë, Mimoza Xhafaj, theksoi rëndësinë që ka për këta fëmijë identiteti kulturor, ndërsa prezantimi artistik i tyre përfaqëson një vlerë të çmuar në formimin dhe edukimin e tyre.
Aktiviteti u mbyll mes duartrokitjesh dhe një atmosfere festive që përcolli mesazh bashkimi dhe krenarie kombëtare.






