Në ambientet e biblotekës “ Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës është organizuar një concert-performancë I titulluar “ Libri dhe Muzika”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin talentet e reja të Shkodrës, të cilët përformuan pjesë të ndryshme muzikore. Profesorët Qamil Gjyrezi si dhe Fation Tanazi shprehen se qëllimi I organizimit të këtij koncerti është që të rinjtë të njihen më shumë me institucionet dhe jetën kulturore të qytetit.
Në biblotekën Marin Barleti të qytetit të Shkodrës vijojnë të zhvillohen takimet me të rinjtë, ku trajtohen tema të ndryshme çdo dit. Ndërsa nuk mungojnë as të ftuarit të cilët ju vijnë në ndihmë të rinjve duke ju ofruar njohje dhe analiza më të thella të veprave të tyre.