Koncerti “4 Stinët”, i sjellë nën interpretimin e violinistes virtuoze Abigeila Voshtina dhe Albanian Chamber Orchestra, solli në qytet një atmosferë të këndshme artistike.

Koncerti u zhvillua në ambjentet e kishës “Shën Françesku” në Shkodër ndërsa solli fragmente nga tingujt magjepsës të Antonio Vivaldit.

Koncerti ishte pjesë e ciklit “Peizazhe Turistike”, një nismë që synon të risjellë artin klasik në hapësira të veçanta historike, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes kulturës, trashëgimisë dhe turizmit.

Artikulli paraprakNGA 1 PRILLI NDALOHET GJUETIA E PESHKUT
Artikulli tjetërSHIROKA, E PREFERUAR NGA TË GJITHË