
Koncerti festiv “Lule kuq e zi”, i organizuar nga famullia “Zoja e Shkodrës”, mblodhi së bashku të rinjtë e komunitetit për të shënuar me art dhe muzikë festën e Pavarësisë. Në skenë u sollën interpretime dhe koreografi të përgatitura posaçërisht për këtë aktivitet, që synon të ruajë dhe përcjellë vlerat kombëtare.
Drejtuesi artistik i koncertit, Lukë Mllugja, theksoi se ky aktivitet mbetet një traditë e dashur dhe e përjetuar me kënaqësi nga të gjithë pjesëmarrësit.
Ndërsa regjisori Zef Ndoja vuri në dukje përkushtimin e të rinjve dhe punën e bërë në përgatitjen e performancave.
Aktiviteti u zhvillua në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, ku publiku ndoqi me interes programin festiv.






