Këngëtarja e talentuar shkodrane Ana Bushgjokaj ka përformuar në skenën e teatrit “Migjeni” koncertin e saj të parë të albumit të titulluar ” Himne Hiri ”

Ana interpretoi 11 himne të përshtatura dhe të shqipëruara si dhe 3 këngë të reja të krijuara së fundmi . Duartrokitjet ishin të shumta nga spektatorët . Pas premieres, Ana mes shumë emocionesh falenderoi të pranishmit ndërsa tha se mesazhi kryesor i këngëve të saj është shpresa . Por cilat janë planet e Anës, a do vijojë ajo muzikën klasike duke mos u tunduar nga muzika komeciale që ofron tregu ?

Drejtuesi i formacionit, Ilir Zoga vlerësoi përformancën e artistes si dhe krijimtarinë e saj artistike .

Për rreth një orë, publiku shkodran shijoi krijimet e artistes ndërsa njëherësh u publikua dhe albumi saj i parë me të njëjtin titull ” Himne Hiri “.

 

Artikulli paraprak10 VITE NË SHËRBIM TË VAJZAVE TË BRAKTISURA
Artikulli tjetërU PARAQIT NË SPAK, BERISHA: TË GJITHË VEGLAT E DIKTATURËS PËRFUNDOJNË NË KOSHIN E PLEHRAVE TË SHOQËRISË DHE HISTORISË!