Valle e këngë popullore të folklorit kombëtar erdhën në koncertin e ansamblit “Shota” nga Kosova në teatrin “Migjeni” në Shkodër.
Ky koncert i ansamblit “Shota” u zhvillua në atmosferën e festave të 28 dhe 29 nëntorit shprehet drejtori Mehmed Xhemajli.
Drejtori Xhemajli thotë se në ditët që jetojmë është shumë e rëndësishme që të ruajmë vlera dhe traditat e vërteta që burojnë nga lashtësia e folklorit në mënyrë që askush të mos tjetërsojë identitetin shqiptar.
Për rreth një orë artistët e ansamblit “Shota” sollën disa prej pjesëve më të bukura të këngëve e valleve shqiptare.