Kjo pjesë muzikore është një lutje kushtuar vitit të vështirë të pandemisë që lamë pas e cila erdhi në koncertin “Shkodra Sounds” të organizuar nga shoqata “Rrok Jakaj”. I gjithë koncerti në qendër të qytetit me muzikë klasike me pjesëmarrjen e “Skanderbeg Chamber Orchestra” ishte si një lutje kushtuar viktimave të pandemisë apo edhe të infektuarve shprehet organizatori Florian Jakaj.

Gjatë kësaj mbrëmje të veçantë një pjesë si homazh iu kushtua muzikantit Kujtim Alija që humbi jetën pak ditë më parë nga orkestra e drejtuar nga violinisti i njohur Paçalin Pavaci.

Violinisti Pavaci në rolin e drejtorit artistik në koncertin “Shkodra Sounds” shpreson që të tilla organizime me muzikë klasike të një klasi të lartë të vijojnë të kenë mbështetje….

I ftuar në këtë koncert ishte edhe pianisti i njohur shkodran Viktor Guraziu i cili jeton në Itali dhe performoi pjesën “Këmbana e Lamtumirës” të kompozitorit Gjon Kapidani e cila u luajt për herë të parë.

Maestro Bardh Jakova në firzamonikë solli emocione më një pjesë muzikore.

Artistja e njohur Ema Andrea vlerësoi koncertin “Shkodra Sounds”.

Koncerti “Shkodra Sounds” përmbylli aktivitetet e shoqatës kulturore “Rrok Jakaj” në Shkodër ndërsa më përpara për tre javë radhazi u zhvillua Shkodra Jazz Festival duke i lënë vendin kësaj mbrëmje muzikore të muzikës klasike edhe me artistë si Sokol Prekalori, Adelina Paloja, Armando Likaj dhe Klodiana Brahimi.