Shumë shpejt do të fillojnë grevat në arsim ndaj qeverisë për heqjen e vështirësisë për mësuesit e po ashtu edhe largimet nga puna të mësuesve që kanë nisur prej kohësh. Nisjen e grevave e konfirmon kreu i konfederatës së sindikatave në Shkodër Fatmir Smajli.

Po ashtu një arsye për greva është edhe mosnënshkrimi i kontratës kolektive për arsimitarët nga ana e ministrisë së arsimit.Vendimi për grevën në arsim nga konfederata e sindikatave do të merret me 7 tetor dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin mes të cilave edhe në qytetin e Shkodrës.