
Konfederata më e madhe e Turqisë dhe sindikata e shëndetësisë në Turqi kanë mbërritur me një delegacion në Shqipëri.
Pas disa takimeve në Tiranë, janë pritur në Shkodër nga kreu i konfederatës Fatmir Smajli dhe Kolë Nikolli. Metin Memis, zv.kryetar i konfederatës turke Memur-Sen dhe kryetar i sindikatës së shëndetësisë shprehet se do nënshkruhet një marrëveshje në Shqipëri për përmirësimin e shëndetësisë.
“Ne sot do të firmosim një marrëveshje bashkëpunimi dy palëshe dhe aty do të diskutojmë edhe se si do të bashkëpunojmë bashkë, se cilat janë ato praktika të suksesshme në Turqi dhe që mund t’i aplikojmë për të rritur cilësinë e shëndetësisë. Do ftojmë delegacion nga Shqipëria për të parë se si funksion konfederata e Memur-Sen.
Jemi konfederata më e madhe në Turqi dhe kemi 1 milion anëtarë dhe jemi të autorizuar për kontratat kolektive dhe kemi fituar shumë në të drejtat e nëpunësve”. Kreu i konfederatës në Shqipëri Kolë Nikolli foli për disa prej probleme që prekin shëndetësinë dhe që presin të përmirësohen. Pas takimit tek zyra e konfederatës në Shkodër delegacioni turk zhvilloi një vizitë në spitalin rajonal të Shkodrës.






