U zhvillua sot konferenca shkencore ndërkombëtare “Conftour 2026” në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me temë “E ardhmja e turizmit: Përshtatja me digjitalizimin, turizmi i përgjegjshëm dhe me kuptim”. Konferenca mblodhi studiues, pedagogë dhe përfaqësues institucionesh, të cilët ndanë analiza mbi sfidat e sektorit, transformimin digjital dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit akademik e institucional dhe nevojën për politika më efikase në mbështetje të sektorit.
Në diskutime u vu theksi te përshtatja e turizmit me teknologjinë dhe digjitalizimin, rritja e cilësisë së shërbimeve dhe promovimi i destinacioneve turistike, si dhe lidhja e sektorit me zhvillimin ekonomik lokal, bujqësinë dhe prodhimin vendas.

Artikulli paraprak“MENDJE TË NDRITURA, SUKSESE TË MERITUARA”
Artikulli tjetërMBLIDHET KOMITETI I TURIZMIT NË LEZHË