Drejtor i përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson thotë se çelja e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian varet nga vendimi i vendeve anëtare të Unionit, duke kujtuar se procesi i Vettingut është pika kryesore.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference shtypi me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.

Danielsson: Ky është rekomandimi i Komisionit. Dhe tani do të diskutohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të arrijnë gjykimin e tyre në muajin dhjetor të këtij viti. Siç është gjithnjë rasti me procesin e zgjerimit, do të jenë përpjekjet e Shqipërisë, meritat, që do të përcaktojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që lidhen me Shqipërinë. Besoj që e mbani mend që rekomandimi pozitivi i Komisionit Evropian e ka bërë në mënyrë të qartë se kjo do të jetë në varësi të zbatimit të besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të zbatimit të Vettingut?

Ndërsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha theksoi se duhet të nisë sa më parë procesi i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjosha: Ne duhet të presim vendet anëtare për vendimin e dhjetorit. Data në vetvete nuk është shumë e rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme është presioni që të gjithë ne duhet të bëjmë për të nisur sa më parë procesin e Vettingut, procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duhet të jetë presioni më i madh që duhet të vijë jo vetëm nga politika, nga qytetarët shqiptarë, nga media sepse ky është edhe kyçi i reformës në drejtësi dhe i hapjes së një kapitulli të ri për çeljen e negociatave.

Artikulli paraprakMOURINHO ËSHTË GATI TË BËJË NJË “ÇMENDURI” PËR HYSAJN
Artikulli tjetërFRPD PROTESTE KUNDER QEVERISE