Ne 60 vjetorin e universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres eshte mbajtur konferenca e 4-te shkencore nder rajonale. Ajo ju kushtua thellimit te kërkimit shkencor, per te cilin ne 4 sesione referuan pedagoge te këtij universitetit dhe te ardhur nga shume universitete te Europes, per te cilet pati nje vlerësim te veçante rektori, Adem Bekteshi.

Ndersa Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, duke e vlerësuar si shume te rendesishme veprimtarine e universitetit , duke thene se rezultatet e tyre jane teza te cilat mund ti shperbejne zhvillimit ekonomik te etij rajoni.

Kjo konference u pershendet edhe nga personalitete te huaja te fushes akademike , mes te cileve dhe rektori i Universitetit te Kievit, Profesor Roman Vasko. Veprimtarite kushtuar 60 vjetorit te Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder, i dyti pas Tiranes, vazhdojne sipas nje programi deri me daten 15 dhjetor, kur do te zhvillohet edhe aktiviteti permbylles.