Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën e seancës se kur do të diskutohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Seanca parlamentare ku do votohet për shkarkimin e presidentit do të mbahet të mërkurën në 9 qershor.

Sot pritet të vendoset mbi kërkesën e kreut të komisionit hetimor parlamentar, Alket Hyseni, për përfshirjen e raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në rendin e ditës, duke zbatuar edhe afatet ligjore.

Më 28 maj, komisioni hetimor parlamentar miratoi raportin për shkarkimin e presidentit, sipas të cilit u konstatuan 16 shkelje që kreu i shtetit kishte bërë. Hyseni i cili lexoi raportin përfundimtar tha se sjellja e presidenti duhet të ishte në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit,

por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi me deklaratat e tij si para dhe gjatë fushatës elektorale, gjuha e përdorur nga Ilir Meta ishte konfrontuese dhe e nxehtë duke dalë nga ‘kostumi’ i tij i presidentit dhe rolit të ‘paqeruajtësit’ në jetën politike të vendit.

Për të shkarkuar kreun e shtetit, mazhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota.

Artikulli paraprakSOT FINALJA, SKËNDERBEU-VLLAZNIA “LUFTË” PËR KUPËN E 5 MLN LEKË! NË 19:00 NË ‘AIR ALBANIA’ PRITET SPEKTAKËL
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 31.05.2021