Mjekët neurolog të spitalit Rajonal Shkodër në bashkëpunim me homologët nga mali I Zi kanë organizuar në mjediset e hotel “Colosseo” në qytetin e Shkodrës konferencën me temë “Neuroshkenca në mjekësi”.

E pranishme në këtë konferencë ishte zv/ ministrja e shëndetësisë Mira Rrakacolli e cila e renditi spitalin rajonal të Shkodrës në nivele të larta si pasojë e punës profesionale të mjekëve Neurolog

Kjo konferencë ka mbledhur profesionistët më të spikatur neurologë, neurokirurgë, psikiatër, radiologë dhe infermierë nga Shkodra dhe Mali i Zi
Bashkëpunimi mes mjekëve të Shkodrës dhe atyre të Malit të Zi ka për synim trajnimin në fushën e Neuroshkencave dhe zhvillimin e praktikave profesionale duke ofruar programe me nivel të lartë shkencor.

Artikulli paraprakSHKODËR, MESAZHI I MYFTIUT PËR MUAJIN E RAMAZANIT
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 05.05.2019