Në një kohë kur siguria online është kthyer në domosdoshmëri, shkolla “Oso Kuka” ka zhvilluar sot një konferencë me tëmë “Higjena kibernetike në shkolla” një nismë që synon krijimin e një mjedisi të sigurtë të fëmijëve në përdorimin e teknologjisë. Tre mësuese nga Lezha, Arlinda Nikolli, Anila Kola dhe Jonida Prenga prezantuan një manual digjital mbi higjenën kibernetike, krijuar në bashkëpunim me ekspertin e IT-së, Kevin Locaj.

Trajnerja e praktikës, Pranvera Kraja ka folur mbi rreziqet më të mëdha që po përballen fëmijët në mjedisin online.

Teuta Çoku, drejtoresha e shkollës “Oso Kuka” theksoi nevojën për ndërgjegjsim nga të gjithë, duke shtuar se frekuentimi i tepërt i rrjeteve sociale nga të rinjtë duhet të frenohet.

Konferenca u realizua me mbështetjen e DRAP Lezhë, aksk, agjencisë për të drejtat e fëmijëve,bashkisë shkodër, policisë vendore si dhe me pjesëmarrjen e mësuesve dhe nxënësve.

Artikulli paraprak“SHTETI AKTUAL, SIPËRMARRJE E PËRBASHKËT ME KRIMIN”, BERISHA: KOMUNITETI NDËRKOMBËTAR PARALAJMËROI “VDEKJEN” E PROCESIT ZGJEDHOR 10 DITË PARA 11 MAJIT
Artikulli tjetërAKSION I GJERË PASTRIMI NË SHËNGJIN