Në ambientet e Hotel Mozart është zhvilluar edicioni i dytë i konferencës së titulluar “Shkodra PISI AI”, e cila u fokusua mbi kardiologjinë dhe hemodinamikën. Të ftuar në konferencë ishin kirurgu i kardiologjisë hemodinamike në Vjenë, Aurel Toma, si dhe shefi kardiologjisë në qendrën Kardio në Lucern, Florim Cuculi të cilët diskutuan rreth risive më të fundit në dy ndërhyrjet që do të kryhen në Spitalin Rajonal të Shkodrësm ndërsa theksuan nevojën për pajisje të specializuara që mundësojnë kryerjen e ndërhyrjeve të ndërlikuara në Shkodër.
Kardilogu në Shkodër, Gledi Zaimi theksoi se qëllimi i kësaj konference është fokusimi në kardiologjinë invazive, veçanërisht në qytetin e Shkodrës.
Një tjetër shqetësim është rritja e infarkteve në zemër, ku duhani njihet si faktor kryesor rreziku.
Konferenca nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të kardiologjisë invazive në Shkodër dhe nevojën për pajisje moderne për trajtimin e pacientëve në vend.

Artikulli paraprakKREMTOHET FESTA E SHËN KOLLIT NË LEZHË
Artikulli tjetërPËRPLASI PËR VDEKJE TË MOSHUARIN,ARRESTOHET 24-VJEÇARJA