
Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare ku për mediat, ai theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë.
“Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet”, tha Rama.
Rama shtoi se bashkimi është i vërtetë.
“Është shumë e rëndësishme dhe e qartë që ka nevojë të diskutohet dhe nuk është një bashkim i gënjeshtërt, por i vërtetë dhe për të qenë anëtar me të drejta të plota”, tha kryeministri.
Më pas, ai tha se si një nga vendet më pro-europiane, Shqipëria është e gatshme për të vijuar më tej.
“Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të vijuar më tej pa pasur asnjë imagjinatë të kënaqësisë momentale dhe duhet të theksojmë që sipas barometrit, Shqipëria është një ndër vendet më pro-europiane”, tha kryeministri.






