
Po mbahet Konferenca shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, ai tha:
“Më lejoni ta nis duke cituar dikë që për ju është një nga pikat e referimit, John Keines i cili thoshte se në planin afatgjatë jeta është afatshkurtër dhe detyra e bankës qendrore është që të garantojë që në afat shkurtër gjithçka të jetë brenda kornizës së një afati të gjatë. Duke ardhur në këtë moment celebrimi mendoja se BSH është në mos i vetmi ndër shumë të paktit institucione të republikës tonë që mund të quhet i tillë me plot gojën, institucion. Në atë kuptim dhe me ato standarte që kemi parasysh kur flasim për institucionet që i duhen një vendi, dhe që bëjnë që ky vend përmbush kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe në tryezën e familjes evropiane. Nuk ështyë e lehtë të thuhet e njëjta gjë për plot institucionet e tjera që janë në formim e sipër. Do të ishte vërtett e dobishme që historia e zhvillimit dhe e përpjekjeve të BSH për t’u fokusuar dhe konsoloduar si institucion të merrje përsipër dhe të shkruhej për t’u dhënë të tjerëve një pasqyrë të gjithë rrugës se si u ngrit një institucion i tillë, i cili është plotësisht i integruar në botën ku jetojmë.”, tha Rama.






