Ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë, do të mblidhen në Tiranë gjatë 3 ditëve të ardhshme, për të marrë pjesë në konferencën vjetore Diplo 2025 ku do të diskutohen sfidat diplomatike dhe angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin drejt Bashkimit Europian.

Me titull “Shqipëria 2030 në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë në mjediset e Bankës së Shqipërisë (ish-hotel Dajti).

Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.

Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.

Artikulli paraprakRUSIA SULMON ME 805 DRONË DHE 13 RAKETA UKRAINËN, 4 TË VDEKUR! GODITET PËR HERË TË PARË NJË NDËRTESË QEVERITARE, ZELENSKY: KRIM I QËLLIMSHËM
Artikulli tjetërOPERACIONI “KOORDINATA”/ POLICIA ARRESTON 14 SHTETAS, NE KERKIM 10 TE TJERE