
Në fakultetin Ekonomik është çelur konferenca shkencore me fokus ekonominë dhe raporti me inteligjencen artificiale
Në këtë konferencë e cila do të zhvillohet në dy ditë do të prezantohen 70 artikuj me mbi 100 autore nga shumë vende të botës.
Referimet në këtë konferencë do të jenë ne shume fusha që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ekonomisë me fushen digitale
Të pranishëm në këtë konferencë ishte edhe zv ministrja e infrastrukturës Edona Bilali si dhe rektori I universitetit “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj
Gjatë dy ditëve të konferencës do të prezantohen kërkimet mbi ekonominë dhe inteligjencën artificiale, inovacionin në biznes , transformimin digital si dhe tema rreth turizmit dhe trashigimisë






