Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Advancing Standards in Psychological Assessment. Gjatë fjalës së saj, dekania Blerta Dragusha theksoi se psikologjia po fiton një rol gjithnjë e më domethënës në jetën sociale, arsimore, shëndetësore dhe institucionale. Sipas saj, sfidat që sjellin ndryshimet sociale dhe zhvillimet teknologjike kërkojnë qasje më profesionale dhe të bazuara në evidencë shkencore.

Ndërkohë, dekania Eranda Bilali vuri në dukje rëndësinë e konferencave të tilla për forcimin e kërkimit shkencor, duke theksuar se ato krijojnë rrjete bashkëpunimi.

Konferenca ASPA-26 mblodhi studiues, pedagoge dhe profesioniste te psikologjise per te diskutuar zhvillimet e fundit ne vleresimin psikologjik.

https://youtu.be/wgRcH5US5oc

Artikulli paraprakAKU NË TERREN PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërLEZHË, NIS REHABILITIMI I RRUGËS GRAMSH–DAJÇ