Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Vendet Arabe, me një veprimtari 34-vjeçare, organizoi sot një konferencë shtypi me temë “Çështja Palestineze nuk u zgjidh”.

Kryetari i shoqatës, Muamer Vuci, tregon se qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i opinionit publik dhe nxitja që proceset për paqe të ecin më shpejt, në një kohë kur, sipas organizatorëve, situata në Gaza përbën një tragjedi të rëndë humanitare.

Në kuadër të aktivitetit u hap edhe ekspozita “GAZA”, e cila përmes materialeve vizuale pasqyron realitetin e vështirë dhe pasojat humanitare të konfliktit.

Artikulli paraprakMË SHUMË CILËSI NË PLAZHET E LEZHËS
Artikulli tjetërDUKAGJIN, PO DËMTOHEN GËSHTENJAT