Sot në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua konferenca studentore dedikuar inteligjencës artificiale dhe zgjidhjeve inovative për të ardhmen. Rektori i universitetit, Tonin Gjuraj, theksoi rëndësinë e zhvillimit të kërkimit shkencor dhe përfshirjes së studentëve në projekte inovative që lidhen me inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital.
Studentët prezantuan punime dhe ide të tyre mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme, duke sjellë një qasje të re dhe kreative në diskutimet akademike.
Aktiviteti u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e kulturës kërkimore dhe inovative në universitet.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBETARE E FAMILJES NË LEZHË
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI KUSHTUAR SHQIPËRISË VERIORE