Konferenca shkencore ndërkombëtare “Conftour 2026”, e zhvilluar sot në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me temë “E ardhmja e turizmit: Përshtatja me digjitalizimin, turizmi i përgjegjshëm dhe me kuptim”, mblodhi studiues, pedagogë dhe përfaqësues institucionesh për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e sektorit të turizmit. Në fokus të diskutimeve ishin transformimi digjital, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, si dhe nevoja për bashkëpunim më të ngushtë akademik dhe institucional për politika më efikase në mbështetje të sektorit.
Gjatë diskutimeve u vu theksi te përshtatja e turizmit me teknologjinë dhe digjitalizimin, rritja e cilësisë së shërbimeve dhe promovimi i destinacioneve turistike. Po ashtu, u nënvizua rëndësia e lidhjes së turizmit me zhvillimin ekonomik lokal, bujqësinë dhe mbështetjen e prodhimit vendas, si elementë kyç për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të sektorit.

Artikulli paraprakBERISHA: PROTESTAT, ZËRI MË I FUQISHËM I SHQIPTARËVE DINJITOZË! TË BASHKOHEMI KUNDËR REGJIMIT
Artikulli tjetër“MENDJE TË NDRITURA, SUKSESE TË MERITUARA”