
“Zhvillimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore e kulturore të rajonit të Shkodrës” ishte tema e një konfernce të organizuar me nismën e studentëve të Gjeografisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjeografisë të universitetit “Luigj Gurakuqi”
Kjo konferencë kishte si qëllim të angazhojë studentët në analizën e sfidave që lidhen me qëndrueshmërine e trashigimisë kulturore dhe natyrore
Në këtë konferencë për të prezantuar studimet e tyre ishin 5 studentët të masterit në degën e Gjeografisë
Kjo konferencë e cila zhvillohet prej disa vitesh është një mundësi për të ndarë ide, përvoja dhe hulumtime mbi cështje të rëndësishme për të ardhmen e qëndrueshme të vendit tonë