
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.
Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1,059 testime dhe kanë rezultuar positive 52 qytetarë, dhe asnjë humbje jete.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 në Tiranë, 7 në Lushnje, 6 në Krujë, 5 në Mat, 4 në Lezhë, 3 në Shkodër, Kavajë, 1 në Kurbin, Rrogozhinë, Pukë, Kukës. Janë 398 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,213 që nga fillimi i epidemisë.