Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtarin Sandër Simoni i cili është kryetar i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin edhe Krimin e Organizuar.

Simoni ka kaluar kështu me sukses procesin e vettigut, pasi sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se ai ka kryer deklarime të sakta dhe nuk ka bërë fshehje apo deklarime të rreme.

Po ashtu Kreu i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dalë i pastër edhe në kontrollin e figurës, ku rezulton se nuk ka prova apo informacione për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.